Berisha sfidon Ramën: Të përjashtohemi nga parashkrimi i veprave penale

Shpërndaje lajmin

Sali Berisha ka sfiduar kryeministrin Edi Rama, duke deklaruar se është i gatshëm që të kalohet një ligj në parlament që përjashton kryeministrat nga parashkrimi i veprave penale.
Gjatë një konference për mediat nga selia blu, ish-kryeministri Berisha u shpreh se Rama nuk e bën dot këtë, pasi ka frikë nga firmat që ka vendosur për afera të ndryshme, ku përmendi edhe inceneratorët.
“Ke një muaj që merresh me presione të jashtëzakonshme staliniste ndaj drejtësisë, për të hetuar kundërshtarët e tu. Në je burrë dhe ta mban, ja ku po e them para gjithë shqiptarëve, hajde të kalojmë ligjin në parlament, të përjashtojmë kryeministrat nga çdo lloj parashkrimi. Që nesër të kalojmë ligjin në parlament, të ndryshojmë kodin penal. Të vetmit që të përjashtohen nga parashkrimi të jenë kryeministrat. Nuk e bën dot këtë, se ka frikë nga firmat e tij”, tha Berisha.
Ai paralajmëroi Ramën që të mos ndryshojë fatet e vendit duke promovuar “Ballkanin e Hapur”, pasi do të përballej me revoltë të fuqishme popullore.
LEXONI GJITHASHTU

‘Akti i rëndë’, Berisha akuza ndaj Ramës për rezolutën e Srebenicës

Leave a Reply

Your email address will not be published.