Berisha shënon, Salzburgu fiton Kupën e Austrisë

Shpërndaje lajmin

Futbollisti shqiptar, Mërgim Berisha, nuk ndalet së shënuar, kësaj radhe në finalen e Kupës së Austrisë. 

Skuadra “RB Salzburg” ka shënuar fitore me rezultat 3:0 ndaj LASK, në takimin që u zhvillua në stadiumin “Worthersee” në Klagenfurt. 

Futbollisti kosovar që luan për Gjermaninë, Berisha shënoi golin e parë në minutën e 45-të, ndërsa Aaaronson në atë të 66-tën dhe Mëepu te 88-tën. 

Në minutën e 69-të, Daka i Salzburgut dështon nga penalltia.

Kjo ishte hera e tetë në histori që Salzburgu arrin të fitojë Kupën e Austrisë.

Kujtojmë se në këtë ndeshje për shkak të një lëndimi nuk u aktivizua kosovari tjetër i Salzburgut, Albert Vallçi.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *