Berisha: Vetëm dy ditët e fundit janë katër atentate, rendi është në duart e krimit

0
Shpërndaje lajmin

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me atentatet e orëve të fundit në vend, në Krujë e Shkodër.
Gjatë fjalës nga dritarja e banesës së tij, ku po vuan dënimin me “arrest shtëpie”, Berisha është shprehur para mbështetësve se rendi në Shqipëri është në duart e krimit.
Sipas Berishës, vetëm në dy ditët e fundit në vend janë kryer 4 atentate. Ai tha gjithashtu se në krye të rendit, është politikani më i lidhur me krimin në historinë e Shqipërisë.
Reagimi i Berishës:
Mirëmbrëma dhe mirënjohje më të pakufishme për ju misionarë të vërtetë të lirisë, shpresës dhe dinjitetit.
Një falënderim të përzemërt për oratorët e mrekullueshëm, të cilët me fjalimet e tyre sonte dhe çdo natë, frymëzojnë shqiptarët.
Të dashur miq.
Beteja pa kthim e opozitës shqiptare është një betejë historike.
Është një betejë epike, e pashembullt në historinë e Europës pas rënies së Perdes së Hekurt.
Asnjë vend ish-komunist, në të cilin diktaturat u përmbysën, nuk pësoi pas 32 vitesh si Shqipëria, rivendosjen e një diktature më të keqen, më të shëmtuarën, më të pamëshirën midis të gjitha diktaturave.
Diktatura e bazuar në aleancën e pushtetit me krimin, nuk ka burgje dhe kampe përqendrimi, por ka prita dhe breshëri kallashnikovi, ka thika dhe rrëmbime çdo ditë dhe çdo natë në rrugët dhe sheshet e Shqipërisë.
Vetëm dy ditët e fundit janë katër atentate në një vend ku rendi është në duart e krimit.
Në një vend ku në krye të rendit është njeriu, është politikani më i lidhur me krimin në historinë 32-vjeçare të Shqipërisë.
LEXONI GJITHASHTU:

Vrasja e Bejtjas, si u lirua një muaj më parë autori i dyshuar i atentatit të 2023
Vrasja e Gentjan Bejtjas, vjen reagimi i Policisë: Atentati, nga disa persona

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *