Bërnabiq-Kurtit: Cilësia e jetës së qytetarëve të Kosovës varet nga dialogu

Share

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka reaguar pas deklaratave nga lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti se dialogu është vetëm në rendin e gjashtë ose të shtatë të prioriteteve të tij. “Cilësia e jetës së të gjithë qytetarëve në Kosovë varet nga dialogu me Beogradin, dhe kjo është arsyeja pse unë u befasova nga deklarata e udhëheqësit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, se dialogu është vetëm në vendin e gjashtë ose të shtatë të prioriteteve të tij”, tha Bërnabiq për Happy Tv.

Bërnabiq insistoi se varet nga dialogu nëse dikush do të investojë në Kosovë dhe do të krijojë vende të reja pune dhe deklaroi se askush nuk do të investojë atje ku ka paqëndrueshmëri dhe të ardhme të pasigurt.

“Për shkak të gjithë kësaj, deklarata e Kurtit nuk është e qartë për mua, por mbase unë jam shumë pragmatike”, tha Bërnabiq, duke shtuar se do të ishte “prioriteti numër një” për të dhe se është parakusht që situata në Kosovë të përmirësohet./arbresh.info/


Share

Komente