April 14, 2021

Berset: “Nga mesi i qershorit, të gjithë do të marrin dozën e parë të vaksinës”

Shpërndaje lajmin

Ministri i Shëndetësisë Alain Berset, duke marrë pjesë në konferencën për shtyp që sapo është mbajtur në Bernë ka folur për problemin e vaksinimit.

“Është veçanërisht e rëndësishme të gjendet një mënyrë për të kryer fushatën e vaksinimit. Strategjia e blerjes është dëshmuar tashmë, kemi arritur të sigurojmë doza vaksinash shpejt. Por kjo nuk ishte e lehtë sepse një vit më parë askush nuk e dinte se cilat vaksina do të ishin me të vërtetë të suksesshme e cilat jo”, ka thënë ministri, raporton srf.ch.

Qëllimi i Berset edhe vitin e kaluar ishte të vaksinohet populli sa më shpejt që të ishte e mundur. Të gjithë mund të marrin dozën e parë nga mesi i qershorit, u shpreh ai para gazetarëve, transmeton albinfo.ch.

Furnizimet e mëdha me doza vaksinash do të vijnë në tremujorin e dytë të vitit 2021 dhe porositë do të zgjerohen më tej. Është ende e mundur që të ketë miratime të reja vaksinash. Astra-Zeneca dhe Curevac janë porositur gjithashtu, por këto dy vaksina nuk janë miratuar ende”, ka përfunduar ministri


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *