January 22, 2022

Besa zyrtarisht jashtë Qeverisë! Kuvendi maqedonas shkarkon Hoxhën, Shabanin dhe Sulejmanin

Shpërndaje lajmin

Kuvendi sot në fillim të seancës së 54-të i konstatoi dorëheqjet e ministrit të Bujqësisë dhe të zëvendësministrave të Arsimit dhe të Kulturës.

Janë konstatuar dorëheqjet e ministrit Arianit Hoxha, zëvendësministrit të Arsimit dhe Shkencës, Arafat Shabani dhe zëvendësministrit të Kulturës, Sedat Sulejmani.

Në rend dite të seancës së sotme plenare janë disa pika, mes të cilave edhe Propozim-buxheti për vitin 2022.

Seanca filloi me vonesë prej rreth dy orëve. /TV21


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *