Besimtarët e fesë islame po festojnë Kurban Bajramin

Shpërndaje lajmin

Besimtarët e fesë islame të Kosovës po festojnë sot Kurban Bajramin, transmeton albinfo.ch.

Myslimanët kudo në botë festojnë sot festën e Kurban Bajramit, e njohur si Festa e Sakrificës. Kjo festë disaditore është një nga dy festat më të rëndësishme të Islamit.

Besimtarët si nga Kosova, ashtu edhe nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut festojnë këtë festë.

Festa e Kurban Bajramit ka për qëllim pastrimi i ambientit brenda dhe jashtë shtëpisë, oborrit dhe rrugës, pastrimi i besimtarëve para namazit të Bajramit, veshmbathja e mirë, ngrënia diçka para Bajramit të Ramazanit, shpërndarja e sadakat’ul-fitrit (dhe zekatit), falja e namazit të Bajramit, urimet e Bajramit, ushqimet e përgatitura dhe vizitat gjatë Bajramit. /Albinfo.ch

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *