Beteja elektorale e zhvendosur ‘online’, Basha nxjerr videon: Rama premtoi arsim falas, por gënjeu shqiptarët

Share

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me anë të një postimi në “Instagram” shkruan se Rama ka dështuar 100 herë në tetë vjet qeverisje.

Basha thekson se kryeministri aktual premtoi arsim të lartë falas, por diçka e tillë nuk u bë kurrë realitet, madje sipas Bashës vetë Rama e ka pranuar se “nuk ka arsim falas për të gjithë”.

Lideri demokrat nënvizon se kanë mbetur edhe 63 ditë deri më 25 prill, për të rrëzuar Ramën nga pushteti, pasi vetëm ka mashtruar popullin shqiptar.

“Rama kishte premtuar arsim të lartë falas. Ai vetë deklaroi më vonë se arsim të lartë falas për të gjithë në Shqipëri nuk ka”, shprehet Basha.

Dy javë më parë, Basha prezantoi programin e PD për arsimin ku ndër të tjera premtoi bursë të plotë për çdo student që vjen nga familje me të ardhura nën 64 000 lekë dhe gjysmëbursa për studentët nga familje me të ardhura mbi 64 000 lekë.

Kreu demokrat garantoi gjithashtu edhe pavarësinë e universiteteve dhe lirinë e nevojshme akademike.

 


Share

Komente