September 20, 2021

Beteja më e madhe e kohës demokracia përballë autoritarizmit, një samit i ri zgjidhja e vetme

Shpërndaje lajmin

Nga Anders Aslund, The Hill

Beteja më e madhe në ditët e sotme është demokracia përballë autoritarizmit. Në vitet 1930, demokracia humbi; por gjatë Luftës së Ftohtë, demokracia fitoi. Sot bota është kundër Kinës dhe Rusisë. Sipas Freedom House, autoritarët kanë fituar terren mbi demokracinë që nga viti 2005 dhe është  koha që demokratët të qëndrojnë në ofensivë.

Për fat të mirë, President Biden ka vendosur ta bëjë pikërisht atë, siç e tha edhe në fjalimin e tij rreth politikës së jashtme më 4 shkurt:

“Ne duhet t’ia nisim me diplomacinë e rrënjosur në vlerat demokratike të Amerikës: mbrojtjen e lirisë, përkrahjen e të drejtave universale, respektimin e sundimit të ligji dhe trajtimi i çdo personi me dinjitet, “tha ai.

Biden u angazhua për të “organizuar samitin e demokracisë, duke  mbledhur kombet e botës  për të mbrojtur demokracinë globalisht dhe  për të eliminuar autoritarizmin”. Biden mbështet një traditë të rëndësishme demokratike. Si president i sapo zgjedhur në 1976, Jimmy Carter i cilësoi të drejtat e njeriut si gur themeli i politikës së tij të jashtme, raporton abcnews.al

Në vitin 1979, ai u kritikua shumë për shkak të pushtimit Sovjetik në Afganistan dhe pushtimit e ambasadës amerikane në Teheran, por fjalët janë ato që kanë rëndësi. Deklarata e tij nisi atë që shkencëtari i famshëm politik Samuel Huntington e quajti Valën e Tretë të demokracisë, e cila zgjati nga 1976 deri në 2005. Në 2000, Sekretarja e Shtetit Madeleine Albright themeloi Komunitetin e Demokracive, por u shua pas largimit të saj.

Njoftimi i Biden për një samit të demokracisë ka ngjallur një diskutim të gjerë. “Realistët” e këshillojnë atë kundër kundërshtimit të autoritarëve për hir të një politike të sigurt. Përkrahësit e demokracisë janë të shqetësuar për këtë fakt. Ata argumentojnë se Biden duhet të bëjë thirrje për angazhime paraprake ndaj parimeve elementare demokratike dhe sundimit të ligjit.

Shumë vende janë një zonë gri. Freedom House etiketon 83 vende, 59 vende janë pjesërisht të lira dhe 54  plotësisht të lira. Vendet në zonën gri përfshijnë Poloninë, Hungarinë, Turqinë dhe Indinë. Shtetet e Bashkuara nuk duhet t’i kundërshtojnë por t’i stimulojnë ato.

Uashingtoni duhet të japë udhëzime të qarta për pjesëmarrjen në samit në mënyrë që ata të përshtaten. Nëse nuk e bëjnë këtë, ata nuk duhet të jenë pjesë e samitit. Bota ka institucione të shkëlqyera për menaxhimin e ekonomisë globale në Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankën Botërore, por asnjë organizatë e tillë nuk ekziston për demokracinë ose shtetin e së drejtës.

Presidenti Biden duhet të plotësojë puzzle-in duke filluar ndërtimin e institucioneve të tilla ndërkombëtare.

Së pari, pjesëmarrësit  duhet të miratojnë një deklaratë të re që i angazhon ata për një vend demokratik dhe shtetin e së drejtës. Ajo duhet të marrin të njëjtin status si Deklarata Universale e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut nga viti 1948. Kjo ishte një deklaratë e fortë, por ajo nuk ka dhënë asnjë zgjidhje për demokracinë. As nuk ka hartuar ndonjë agjenci për zbatimin e saj.

Së dyti, samiti duhet të krijojë një organizatë të re ndërkombëtare për demokracinë.  Nuk duhet të jetë universale: vetëm demokracitë me mirëbesim duhet të jenë të pranishme. Ashtu si FMN,  duhet të jetë një organizatë thelbësore me financime të mjaftueshme dhe staf të kualifikuar që mund të sigurojë si rregulla ashtu edhe asistencë teknike për qeveritë që janë vërtet të interesuara për zhvillimin e demokracisë.

Shpesh, udhëheqësit thjesht nuk e dinë se çfarë është gjëja e duhur për të bërë, raporton abcnews.al

Së treti, samiti i demokracisë duhet të krijojë një organizatë të re ndërkombëtare për zhvillimin e një shteti të drejtë. Kjo gjithashtu duhet të jetë një organizatë me financa të konsiderueshme dhe kompetenca të larta që mund të sigurojnë si rregulla ashtu edhe asistencë teknike për qeveritë që janë të interesuara në zhvillimin e shtetit të së drejtës.

Së katërti, as rregulli ose ligji dhe as demokracia nuk do të jenë të mundura pa transparencën e financimit politik dhe gjyqësor.

Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara kanë miratuar ligje  mbi transparencën për  pastrimin e parave. Ata duhet të zbatojnë këto ligje. Më në fund, për të qenë të besueshëm, Shtetet e Bashkuara duhet të udhëheqin në praktikë.

Si mundet që Shtetet e Bashkuara të pretendojnë se janë një vend demokratik kur pranojnë gerrymandering(është një praktikë që synon të krijojë një avantazh të padrejtë politik për një parti ose grup të caktuar duke manipuluar kufijtë e zonave elektorale, e cila përdoret  në sistemet zgjedhore), gjë që e bën përfaqësimin joproporcional nga votat?

Si mundet që Shtetet e Bashkuara të flasin për një ligj ndërkombëtar nëse nuk bashkohen me Gjykatën Penale Ndërkombëtare? Shtetet e Bashkuara kanë ende shumë për të bërë.

Propozimi i Biden për një samit të demokracisë ishte perfekt, por për të qenë efektiv ai duhet të përqendrohet në cilësi.  Vendet duhet të angazhohen paraprakisht për standarde të denja demokratike dhe  ligjore.  Në të kundërt,  ata nuk duhet të jenë të mirëpritur.

Dhe samiti duhet të synojë ndërtimin e organizatave të reja ndërkombëtare në mënyrë që të mos zbehet si Komuniteti i Demokracive të Albright. /abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *