Beteja në KZAZ, Kulluri: Zgjedhjet brenda PD mund të digjen, “Rithemelimi” ka humbur pikë

0
Shpërndaje lajmin

Analisti Ervin Kulluri ishte i ftuar ditën e sotme në studion e ABC News ku dhe ka folur në lidhje me situatën e emrave të depozituar në KZAZ.
Kulluri gjatë fjalës së tij është shprehur se beteja sapo ka nisur dhe nëse vazhdohet kështu zgjedhjet e kandidatëve brenda Partisë Demokratike dhe “Rithemelimit” do të digjen.
Ai ka theksuar se ka ekziston mundësia që partia e përfaqësuar nga Berisha të mos hyjë në zgjedhje.
Kulluri: Ka nisur beteja me emrat për KZAZ, pasi këtu ka një debat, kjo eshtë dhe molla e sherit. Situata në PD ka një konflikt të madh. Ka një përplasje me legjitimitetin e partive dhe legalitetit të ligjshmërisë që nuk i takon “Rithemelimit”. Vendimi i Gjykatës së shkallës së parë nuk mund të quhet. KQZ ësht institucioni i fundit për të zgjidhur konfliktin se kush do të japë kandidatët zyrtarë për zgjedhjet e 14 majit. Alibeaj njihjet si kryetar i grupit parlamentar i PArtisë Demokratike.
Fillimisht nuk kemi një vendim që të pasqyrohet në regjistrin e partisë politike. Këto të fundit e detyrojnë Gjykatën e Tiranës të ketë një regjistër ku dhe më pas të rregjistrojnë kandidatët e tyre.
Presioni që i bëhet nga ana e “Rithemelimit” është e padrejtë. Zgjedhjet dhe mund të digjen. Ka gjasa që situata të vazhdojë kështu dhe partia e përfaqësuar nga Berisha nuk do të hyjë në zgjedhje.
Nëse ata nuk rregjistrojnë kandidatët e tyre, zgjedhjet e Primareve dh tvgjtiha tv tjerat janë nul pasi rrëzohen të gjitha prcedurat. Në qoftë se ndodh kjo do t’u duhet të ndërtojnë një parti të re. Partia e PD e kryesuar bga Enkelejd Alibeaj është pakica por kjo nuk do të thotë që shumica ka të drejtë. Konflikti ka arritur majat. Ka rënë plqyeshmëria e liderit politik.Nuk ka debat politik dhe parlamenti ka degraduar duke bere fyerje. Maxhoranca nuk është sjelle mirë me opozitën dhe e kundërta.
Çështjet në SPAK janë problematike pvr të dyja palët dhe maxhorancën dhe opozitën. Berisha nuk ka një ofertë të mirë edhe pse ka shumicën. “Rithemelimi” ka humbur pike nga 11 dhe 18 dhejtori. Ajo qe na ben pershtypje berisha eshte psikologjikish deri ne vitin 2000. Ai është në sulm verbal ndaj të gjithëve atyre që nuk janë në krah të tij. Në këto kushte që është Pd nuk mund t’i hapësh luftë të gjithëve.“Do hani bar, s’do hani bar ishte retorikë e ashpër e ambasadores amerikane po jo në përcjelljen si non grata të Berishës./ /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *