“Betejë deri në fitore”, Basha paralajmëron konferencë për të gjithë ata që kërkojnë dorëheqjen e tij

Shpërndaje lajmin

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar për herë të dytë pas humbjeve të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. “Beteja do vazhdojë deri në fitore”, është shprehur Basha teksa ka paralajmëruar edhe një konferencë për mediat. Në këtë konferencë, pritet që Basha tu japë një përgjigje të gjithë demokratëve të cilët kanë kërkuar dorëheqjen e tij pasi humbi zgjedhjet.

“Do kemi një dalje të plotë për mediat me të gjitha. Kur të vijë momenti i duhur.”

Kujtojmë se ditën e sotme, Basha takoi në selinë blu shefen e misionit të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit, Ursula Gacek.

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *