Biden deklaratë të fortë: Diktatori Putin po kryen gjenocid në Ukrainë

Shpërndaje lajmin

Presidenti i SHBA Joe Biden ka akuzuar “diktatorin” Vladimir Putin për gjenocid.
Duke folur në Ioëa për kostot e brendshme të energjisë, Biden shkoi më tej se çdo anëtar tjetër i administratës së tij në përshkrimin e vrasjeve civile në Ukrainë.
Zyrtarët amerikanë kanë akuzuar Rusinë për kryerjen e krimeve të luftës, por deri më tani nuk kanë shkuar aq larg sa ta quajnë atë “gjenocid”.
Biden tha më vonë se do të varet nga avokatët që të vendosin nëse ishte kryer gjenocid.
“Më duket me siguri si gjenocid”, u tha ai gazetarëve pas fjalimit të tij.
Pas kësaj deklarate të Biden, ka reaguar presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili ka lavdëruar homologun e tij amerikan në Tëitter.
“Fjalë të vërteta,” tha ai, duke shtuar: “T’u vendosësh gjërave emrat e tyre është thelbësore për t’i bërë ballë të keqes”./
 

True words of a true leader @POTUS. Calling things by their names is essential to stand up to evil. We are grateful for US assistance provided so far and we urgently need more heavy weapons to prevent further Russian atrocities.
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) April 12, 2022

Leave a Reply

Your email address will not be published.