Biden: Erdogan dëshiron të blejë avionë luftarakë F-16 nga SHBA 

0
Shpërndaje lajmin

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka shprehur gatishmërinë e tij për të blerë avionë luftarakë F-16 nga SHBA, tha presidenti amerikan Joe Biden.
Në të njëjtën kohë, ai shtoi se i është përgjigjur kolegut të tij turk se Uashingtoni dëshiron që Ankaraja të heqë kundërshtimet e saj për hyrjen e Suedisë në NATO.
“Unë fola me Erdoganin. E përgëzova. Ai ende dëshiron të bëjë diçka për F-16,” u tha Biden gazetarëve të hënën, sipas Reuters.
Ai shtoi se do të bisedojë me Erdoganin javën e ardhshme.
Në njoftimin e zyrës së presidentit turk thuhet se të dy liderët ranë dakord për thellimin e bashkëpunimit në të gjitha aspektet e marrëdhënieve dypalëshe, rëndësia e të cilit, siç theksohet, është rritur edhe më shumë në raport me sfidat rajonale dhe globale.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Furnizimi i Ukrainës me avionë F-16, kërcënon Lavrov: Perëndimi po luan me zjarrin
Lavrov për avionët F-16: Perëndimi po luan me zjarrin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *