Biden thirrje rusëve të distancohen nga Putini

Shpërndaje lajmin

“Populli rus nuk është armiku ynë”, tha Biden.
“Unë refuzoj të besoj se ju mirëprisni vrasjen e fëmijëve dhe gjyshërve të pafajshëm”, tha ai, përcjell Albinfo.ch.
”Sulmet me raketa në spitale, shkolla dhe reparte materniteti shtynë miliona ukrainas të largohen nga vendi i tyre”, theksoi Biden.
“Kjo nuk është ajo që jeni, kjo nuk është e ardhmja që meritoni për familjet dhe fëmijët tuaj”, tha Biden.
“Kjo luftë nuk është e denjë për ju, populli rus, i cili mund dhe duhet t’i japë fund kësaj lufte. Populli amerikan do të qëndrojë me ju dhe qytetarët e guximshëm të Ukrainës që duan paqen”, shtoi Biden.

Leave a Reply

Your email address will not be published.