Bie nga biçikleta, dërgohet me urgjencë te “Trauma” 15-vjeçari

0
Shpërndaje lajmin

Një 15-vjeçar në qytetin e Bulqizës ka marrë dëmtime të shumta trupore pas rrëzimit me biçikletë në vendin e quajtur “Pishat”.
Sipas informacioneve paraprake i mituri është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.
Policia dhe grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentimit të 15-vjeçarit.
“Në vendin e quajtur “Pishat”, në fushë Bulqizë, një 15-vjeçar, dyshohet se duke lëvizur me biçikletë ka humbur kontrollin mbi drejtimin e saj dhe është rrëzuar në anë të rrugës e për pasojë ka pësuar lëndime trupore.  15-vjeçari, është dërguar  në spitalin e Traumës, për ndihmë më të specializuar mjekësore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *