October 20, 2021

Bie numri i rasteve aktive me Covid-19 në Kosovë

Shpërndaje lajmin

Në Kosovë ka disa ditë që është shënuar një rënie e theksuar e rasteve të reja me Covid-19, përcjell albinfo.ch.

Mirëpo, vazhdon të mbetet shqetësues numri i lartë i vdekjeve. Vetëm gjatë ditës së premte 19 pacientë humbën jetën nga ky virus, teksa u regjistruan vetëm 279 raste të reja. Ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë vazhdimisht po bën thirrje për vaksinim.

“Nga 6.079 testime, 279 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 19 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 1.269 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 143.333. Në total numri i rasteve aktive është 12.464”, thuhet në raportin e fundit të MSh-së.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 18.960 doza të vaksinës kundër COVID-19.  Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.129.250 doza të vaksinës. Deri më sot 412.523 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *