Bie numri i rasteve aktive me Covid në Prishtinë

Shpërndaje lajmin

Në komunën e Prishtinës ka rënë numri i të infektuarve me koronavirus.

Kryeqyteti i Kosovës dikur ishte vatra e infektimeve me Covid, por sot gëzon të dhëna të mira, duke u ulur rastet pozitive në mënyrë drastike, transmeton albinfo.ch.

Këtë e ka konfirmuar nënkryetari i kësaj komune, Muhedin Nushi. Madje, ai tha se aktualisht aktiv me Covid-19 në komunë janë 57 persona.

“Gjithçka është nën kontroll dhe qe një muaj e kemi dukshëm rënien e numrit të të infektuarve. Aktualisht aktiv në komunë të Prishtinës i kemi vetëm 57 persona dhe nëse vazhdon ky trend, po shpresojmë që shumë shpejt mund të vijmë ne si komunë dhe Kosova në një numër jashtëzakonisht të ulët. Nuk kemi raste të rënda. Çdo ditë kontaktohet të gjithë ata që janë të infektuar. Javën e fundit numri më i madh i të infektuarve ka qenë 11. Edhe raste të vdekjeve nuk kemi pasur në Prishtinë, përveç një rasti. Po shpresojmë që deri në fund të këtij muaji nëse vazhdon me këtë trend të mos kemi asnjë të infektuar në komunë të Prishtinës”, shtoi Nushi.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *