September 25, 2021

“Big Brother”, patronazhistët: Objektivi i pabesueshëm, të jemi shëndoshë e mirë…

Shpërndaje lajmin

Pas zbulimit të skandalit me publikimin e të dhënave të 910 mijë qytetarëve të Tiranës, Abcnews.al ka siguruar edhe komentet e patronazhistëve për personat që mbanin në monitorim.

Në “procesverbalet” e partisë, patronazhisti shkruan se qytetarja i kishte thënë se “Te jemi shendoshe  e mire deri me 25 Prill/Sa per partite s na interesojne shume”.

Ka edhe të pabesueshëm. “Familja Bacelja eshte ne ndihme ekonomike por jane te pabesueshëm” është një tjetër koment. “Jane 2 familje Cara. Nje familje me PS dhe nje me PD. Danieli eshte te familja PD-se”.

“Historikisht kan qen  pd.jan kontaktuar nga koordinatori dhe u kan premtuar se do votojn ps nuk jan te sigurt i ka” shkruan një tjetër.

Për ata që nuk gjenden në territor ngulmimi nuk ndalet. “Nuk eshte anetare OS ne njesine 3. Do kontaktohet, pasi nuk gjendet ne territor”.

Ka edhe raste kur patronazhistët gabojnë. “Jane bere disa lapsuse qe kerkojme ndjese si patronazhiste”.

Dyshime kanë edhe te punonjësit e adinistratës. “4 vota, fola me Suzanen  eshte punonjese Administrate, vota eshte sekret”.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *