January 28, 2022

Biontech po teston efektivitetin e vaksinës së saj ndaj variantit të ri

Shpërndaje lajmin

Prodhuesi i vaksinave Biontech po kontrollon nëse vaksina e tij kundër koronës është efektive edhe kundër variantit të ri të virusit që është shfaqur në Afrikën e Jugut.

“Ne presim të dhëna të mëtejshme nga testet laboratorike më së voni brenda dy javësh,” thuhet në një njoftim të Biontech, të premten, transmeton albinfo.ch. Këto të dhëna do të tregonin nëse duhet t`i bëhet një përshtatje vaksinës ekzistuese të Biontech për të siguruar efektin ndaj variantit të ri.

Varianti B.1.1.529 ndryshon ndjeshëm nga viruset korona të vëzhguara deri më tani, shkruan srf.ch.

Ai ka mutacione shtesë në proteinën e majës, e cila është karakteristike për koronaviruset.

Biontech dhe partneri i saj amerikan Pfizer kishin bërë tashmë përgatitje muaj më parë për të përshtatur vaksinën mRNA brenda gjashtë javësh në rast të një varianti rezistent. Po ashtu përgatitjet ishin bërë për të dorëzuar dërgesat e para brenda 100 ditëve.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published.