Bisedimet për paqen në Ukrainë, Abramovich edhe dy zyrtarë të tjerë helmohen

Shpërndaje lajmin

Pronari aktual i Chelsea, Roman Abramovich dhe negociatorët e paqes ukrainas, shfaqën simptoma të dyshuara si helmim pas një takimi në Kiev në fillim të këtij muaji, gjatë bisedimeve për paqen e Ukrainë-Rusi.
Sipas raportimeve të “Wall Street Journal”, Abramovich si edhe dy zyrtarë të tjerë të delegacionit ukrainas, shfaqën simptoma si skuqje të syve, lot nga sytë, dhimbje dhe nxirje të lëkurës. Ata i janë nënshtruar mjekimeve dhe nuk shfaqin rrezik për jetën.
Kujtojmë se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i kukoi Shteteve të Bashkuara që të mos vendosin sanksione ndaj miliarderit, pasi ky i fundit, për shkak të rolit që ish-presidenti i Chelsea mund të luante për lehtësimin e negociatave për paqe me Rusinë. / h.ll/

Leave a Reply

Your email address will not be published.