Shpërndaje lajmin

Bisedimet e sotme midis Rusisë dhe Ukrainës duhet të japin rezultate konkrete, tha presidenti turk Erdogan.
Gjatë një deklaratë për mediat të martën, Erdogani tha se presidenti i Ukrainës Zelenski dhe presidenti rus Putin janë “miq të vlefshëm”.
Bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës do të zhvillohen në Turqi, e cila ka mikpritur edhe bisedime të mëparshme të cilat nuk kanë sjellë rezultate të mëdha, siç do të ishte armëpushimi.
Erdogani thotë se përparimi në bisedime do të hapte rrugën për takimin e dy udhëheqësve, dhe se Turqia mund t’i presë edhe ata.
Ekipeve ruse dhe ukrainase, Erdogan u tha se të dyja palët kanë “shqetësime legjitime”, por situata ndodhet në një pikë kur bisedimet duhet të japin “rezultate konkrete”.The post Bisedimet Rusi-Ukrainë duhet të japin rezultate konkrete, thotë Erdogani first appeared on Euronews Albania.

Leave a Reply

Your email address will not be published.