Bislimi: Kosova po respekton kushtet për shtensionim

0
Shpërndaje lajmin

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, u shpreh se Kosova po i respekton plotësisht kushtet për shtensionimin e situatës në veri, duke përmendur uljen e mëtejmë të prezencës së policisë në dhe rreth ndërtesave të komunave.
“Kosova ka ndërmarrë hapin e radhës në zbatimin e Marrëveshjes së 10 korrikut në Bratislavë. Ulja e mëtejshme e prezencës së policisë në dhe rreth ndërtesës së komunës pas përfundimeve të vlerësimit të përbashkët të sigurisë”, ka thënë Bislimi, përcjell albinfo.ch.
Tutje shton se masat e Bashkimit Evropian janë të përkohshme, derisa shtoi se situata në veri është e qetë.
“Situata është e qetë tash e disa javë – këtë e konfirmuan dje bashkërisht PK-ja, KFOR-i dhe EULEX-i. Kosova po i respekton plotësisht angazhimet e saj dhe beson se edhe pala tjetër do të bëjë të njëjtën gjë”, thuhet në reagimin e tij, përcjell albinfo.ch.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *