Bizneset nga diaspora vizitojnë shtëpinë e Kosovës
Pa dyshim se “Shtëpia e Kosovës” është një nga komponitë më në zë, si nga ana e cilësisë ashtu edhe për nga arkitektura dhe stabiliteti që e zotëron, shkrun albinfo.ch.
Në 10 vjetorin e themelimit të Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare, dje në Prishtinë është mbajtur takimi, i cili ka bashkuar rreth 350 biznese nga diaspora dhe Kosova, për të shkëmbyer eksperiencat dhe për të rritur bashkëpunimet në mes bizneseve.
Ndërkohë eventi përmbylles i ditës së parë ndodhi pranë shtëpisë modulare „Shtëpia e Kosovës“ e cila është ndërtuar nga 15 kompani kosovare, nën udhëheqjen e ekipit të @PrefabKosova.
Drejtorja Ekzekutive, Sytrime Dervisholli, e Prefab kosova, përshëndeti bizneset e diasporës dhe falenderoj të pranishmit për përkrahjen, duke thënë se është knaqësi e veçant të prezentojë ‚„Shtëpinë e Kosovës“ pranë afaritëve të diasporës.
Interesimi për shtëpitë Modulare ishte mjaft i madh.