Biznesmen lojërash fati, kush është 40 vjeçari që u ekzekutua pranë banesës në Ksamil

Shpërndaje lajmin

Është identifikuar personi që u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Ksami.

Viktima është Gramoz Mema, biznesmen lojërash fati, i cili është qëlluar pranë banesës, në rrethana ende të pa qarta teksa ka humbur jetën rrugës për në spital.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit/ve.

Njoftimi

Sarandë/Informacion parparak

Rreth orës 21:45, në Ksamil, pranë banesës, në rrethana ende të pa qarta është qëlluar me armë zjarri shtetasi G. M., i cili ka humbur jetën rrugës për në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonēs për të bërë të mundur kapjen e autorit/ve.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *