“Black Friday” nuk do të ketë në Kosovë

Share

photo 1580828343064 fde4fc206bc6

Së fundmi, Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim që qendrat tregtare dhe supermarketet nuk do të lejohen që këtë vit ta organizojnë aktivitetin e njohur “Black Friday” ( E premtja e zezë).

Sipas kësaj, ministri ka thënë se grumbullimi i njerëzve në këtë kohë të pandemisë është i ndaluar edhe me vendime të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

“Në bazë të vendimit të fundit të Qeverisë për masa të reja për mbrojtjen nga COVID-19, ndalohet grumbullimi i më shumë se pesë personave në hapësira publike, prandaj obligohet Policia e Kosovës dhe inspektoratet përgjegjëse të mbikëqyrin zbatimin e masave dhe vendimeve të tjera në zbatimit të Ligjit Nr.07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë në territorin e Republikës së Kosovës. Për shkelësit e masave, organet kompetente obligohen të shqiptojnë masat ndëshkimore sipas Ligjit Nr. 07/l-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë Covid-19 në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Ministria e Shëndetësisë kërkon nga organet e rendit dhe inspektoratet që të jenë në krye të detyrës dhe kudo që hasin në organizime të tilla të marrin masa në bazë të vendimeve në fuqi.

“Qytetarëve u bëjmë thirrje ë t’i shmangën grumbullimet e panevojshme dhe pjesëmarrjen në aktivitete të ndaluara në interes të ruajtjes së shëndetit të tyre. Masat dhe vendimet anti- COVID-19 duhet të respektohen nga çdo kush dhe në çdo kohë. Kudo që haset në shkelje të masave, organet kompetente të ndërmarrin masa”.

 

The post “Black Friday” nuk do të ketë në Kosovë appeared first on Albinfo.


Share

Komente