“Black Hawk” për ushtrinë shqiptare, Xhaferaj: Historia me Euro-Copter skandaloze

0
Shpërndaje lajmin

Deputeti i PD, Ferdinand Xhaferaj komentoi në një intervistë për Euronews Albania lajmin se ushtria shqiptare do pajiset me helikopterët amerikanë “Black Hawk”.
Xhaferaj u shpreh se ajo që i bëri përshtypje në ceremoninë e prezantimit të tyre ishte fjala e të ngarkuarit me punë të ambasadës amerikane, Visner, që theksoi rëndësinë e mirëmbajtjes së tyre.
Kjo sipas tij, pasi Shqipëria ka historinë e Euro-Copterin, ku helikopteret shqiptarë qëndruan me vite në Itali si pasojë e pazareve të pista të ministrisë së mbrojtjes ku u morën helikopterët
“Në fjalën e tij ai foli për rëndësinë e ardhjes së “Black Hawk-ve” por foli shumë për mirëmbajtjen duke i kujtuar ministrisë së mbrojtjes dramën me Euro-Copterin ku helikopterët shqiptarë qëndruan me vite në Itali si pasojë e pazareve të pista të ministrisë së mbrojtjes ku u morën helikopterët. Në fillim u lidh një kontratë mirëmbajtje me një filial të Euro-Copterit në Itali dhe ecte shumë mirë nuk paguan faturat sepse donin të përzinin italianët dhe u lidhën me një kompani franceze që merrej me riparime shtyllash tensioni të lartë, i çuan helikopterët për t’u riparuar aty. Ne kontratë kishin shkruar që sapo helikopteri ngrihet nga baza e riparimit nuk mbajmë asnjë përgjegjësi. Helikopteri ra në Itali dhe për vite të tëra ngelëm pa helikopter, kishim 4 helikopterë dhe me 1 mln euro investim të SHBA për kovat e fikjes së zjarreve dhe sa herë që kishte zjarre shikonim ushtarët shqiptarë me fshesa për të fikur zjarret si pasojë e historive të turpshme të korrupsionit të ministrisë së mbrojtjes … dhe ajo që më bëri përshtypje tek “Black Hawk” ishte rëndësia dhe theksi shumë i madh që vuri zoti Visner tek mirëmbajtja, duke i kujtuar ministrisë se mbrojtjes shqiptare punën e pisët që kishte bërë me helikopterët më parë”, tha Xhaferaj.
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *