Bled Mane shkruan për gazetarin bixhozçi, por nuk e di se gruaja Gjykatëse ‘Supreme’ është edhe më keq

Share

Gazetari Bledi Mane ka publikuar në profilin e tij të Facebookut një lajm ku sqaron ‘deri në detaj’ problemet që ka gazetari Andi Bejtja me vesin e bixhozit, ndërkohë që gruaja e tij Sonila Bejtja (Ibrahimi) u zgjodh anëtare e Gjykatës Kushtetuese, nga një notere e thjeshtë.

Mane e nis shkrimin: “Bixhozxhi patologjik, i njohur më tepër si kumarist sesa gazetar këto 2 dekadat e fundit, Andi Bejtja i mbetur pa punë mundi të rekrutohet nga Shkëlzen Berisha në televizionin lokal ‘Syri’.

I varur skajshmërisht nga bixhozi, i papërmbajtur e i pakontrolluar nga shpenzimet e parave, gazetari Bejtja është larguar me ceremoni nga dy televizionet ku punonte drejtor lajmesh Tv Klan dhe Agon Channel si dhe nga një Casino në qendër të kryeqytetit.

Nga televizionet e larguan për papërgjegjshmëri profesionale se u vinte gjoba bizneseve e u kërkonte lekë në këmbim të lajmeve, në casino ia kanë ndaluar hyrjen dhe e kanë hedhur në gjyq se borxhi i tij tek luante veresije kishte arritur shifrën 120 mijë euro. I shkatërruar e i dërmuar nga bixhozi, gazetari Andi Bejtja divorcohet nga tre të fejuarat dhe nga gruaja e parë, shet dy shtëpitë dhe tre makinat, u merr rreth 390 mijë euro borxhe biznesmenëve pranë partisë LSI dhe pasi katandiset trokë nga paratë që shpenzonte dy herë në javë në Casino Spendid në Mal të Zi, i dorëzohet i tëri Ilir Metës i cili i gjen edhe nusen e rradhës.

Noterja beqare Sonila Bejtja, anëtare dhe militante e flaktë e LSI-së ngarkohet me dy misione të rëndësishme:

-të bëhet gruaja e gazetarit

-ti shërbejë presidentit në Gjykatën Kushtetuese.”

Në fakt Sonila Ibrahimi (dikur) u lumturua shumë ‘për këtë fat të madh’ që i ra se nuk e merrte njeri seriozisht. Soni (siç njihet nga rrethi i ngushtë) ka patur probleme të mëdha me nervat dhe nuk ka ndodhur rrallë herë që të ketë përplasur celularë e ç’i ka kapur dora në mes të bareve e restoranteve ku gjendej. Madje sjellja e saj ka qenë problem në çdo rreth shoqëror e familjar ku Soni bënte pjesë, se ishte vajzë ‘skandalesh’.

Ndërkohë gazetari Mane vazhdon më tej shkrimin: “Horrori gjyqësor fillon këtu. Noterja Bejtja propozohet nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi për anëtare të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë pa punuar as edhe një orë të vetme prokurore ose gjyqtare dhe pa kaluar procesin e vettingut. Presidenti pasi merr propozimin dhe e dekreton brenda ditës gjykatëse supreme në datën 27 dhjetor. Tani e tutje shumë çështje delikate të mbetura pezull në Shqipëri do gjykohen nga marjoneta e Ilir Metës dhe nga gruaja e bixhozxhiut. Fundja Ilir Meta do e përdori gjykatësen për përfitime politike por mos harroni gazetarin e mbytur në borxhe. Ju paralajmëroj ju palët akuzuese dhe të akuzuara kur çeshtjet tuaja gjyqësore të gjykohen nga Sonila Bejtja duhet të keni kujdes. Do ketë dorën e rëndë kjo gjyqtare se deri tani ka 520 mijë euro borxhe të pashlyera të burrit të saj…

Dhe kur dëgjoj në televizor tek flet i revoltuar për mishin e Nusretit ky bixhozxhiu patologjik më vjen të konvertohem në vegjetarian e të shkoj të jetoj në Savër të Lushnjes.

Shënim orientues./ Në foton ilustruese burri është ai i pari majtas.”, përfundon shkrimi i gazetarit që njeh shumë mirë Bejten, por nuk ‘ka parë gjë akoma’ me Sonilën (Sonin).


Share

Komente