Bledi Çuçi: Nëse do të jemi gati, të enjten miratojmë Amnistinë Penale

0
Shpërndaje lajmin

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi deklaroi se nëse arrihet dakordësi me opozitën, projektligji për amnistinë penale mund të kalojë për votim këtë të enjte.
Komentet Çuçi i bëri gjatë një deklarate për mediat, ku tha se me opozitën është rënë dakord për pikat kryesore të projektligjit dhe kanë mbetur vetëm çështje teknike.
Ai tha gjithashtu se PS është e qartë në qëndrimin e saj dhe nuk do të tërhiqet nga fakti se çështjet që gjykohen nga GJKKO, nuk do të përfitojnë nga amnistia.
“Besoj nëse do jetë gati për të hyrë në seancën e të enjtes, do ta miratojmë. Thjesht po presim propozimet e tyre. Në parim kemi rënë dakord.
Mund të ketë axhustime të vogla. Nuk do ketë tolerancë për ato vendime të GJKKO. E ka thënë edhe ministri i Drejtësisë. Janë çështje teknike, do rakordohen me strukturat e Ministrisë së Drejtësisë.
Nuk e di çfarë quan të enjte të madhe. Nëse bëhemi gati do votojmë ligjin për amnistinë. Ligjet që janë kthyer për shkak të kuorumit, do të futen sërish për votim se ato nuk kanë nevojë për vota”, tha Çuçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *