Bledi Mane: Një tjetër gol, Francesco Becchetti i përlau Shqipërisë pardje edhe 170 mijë euro

Share

Dallditë financiare mes spekuluesit financiar italian Becchetti dhe Shtetit Shqiptar nuk paskan të sosur. Konfliktet me qeverinë shqiptare të nisura në vitin 2014, zgjidhen pas pesë vitesh në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit dhe kjo e fundit pasi i jep të drejtë italianit, e shpërblen me 107 milionë euro.
Por Shqipëria po refuzon ta dëmshpërblejë dhe të hedhur në sulm, juristët, avokatët dhe përmbaruesit e biznesmenit Becchetti kanë zbuluar një mënyrë elegante për të marrë paratë. Duke gërmuar, kanë gjetur se shteti shqiptar ka të vetmen llogari bankare jashtë territorit të tij dhe kjo llogari është e çelur në Belgjikë. Llogaria bankare i përket Eurokontrollit, unionit evropian të trafikut ajror ku vendi ynë është partner dhe aksioner me 40 vende të tjera. Në këtë llogari çdo shtet derdh paratë e taksave që mbledh nga fluturimet ajrore në qiejt e tyre dhe në fund ndajnë fitimet sipas fluksit të fluturimeve. Sipas ligjit ndërkombëtar të konfiskimeve postgjyqësore, në rastin konkret nëse Shqipëria është dënuar me vendim të formës së prerë, automatikisht nga kjo llogari paratë shkojnë te pala e dëmtuar.

Ndërkohë që kriza e pandemisë goditi industrinë ajrore, në llogarinë e Albcontrollit shqiptar ndodheshin të depozituara vetëm 170 mijë euro të cilat u përlanë nga Becchetti por më e keqja pritet të vijë. Albcontrolli po vuan krizën financiare dhe sapo ka marrë një kredi prej 30 milionë eurosh nga Eurocontrolli dhe këto para qysh në momentin e parë që depozitohen, shkojnë automatikisht përsëri te italiani spekulant. Edhe nëse paratë e kredisë i merr Beccheti përsëri i detyrohemi edhe 76 milionë e 830 mijë euro të cilat mund të falimentojnë shoqërinë shqiptare Albcontroll dhe çdo aeroplan që do ulet, do ngrihet e do kalojë tranzit mbi qiellin shqiptar do i paguajë taksë italianit, jo shtetit të drobitur shqiptar.
Mes gjithë kësaj tallavaje e çuditshme duket heshtja e opozitës dhe unë nuk jam i sigurtë nëse ministri hije i transporteve Ervin Minarolli po më lexon apo jo?

136639333 3569950983054828 3518803020551345323 n 150x150 1
136456208 3569951093054817 3375856767525527059 n 150x150 1
137218248 3569951203054806 7025867406351501469 n 150x150 1

 


Share

Komente