Blendi Gonxhja: Deri në 30 mijë euro për një targë të personalizuar
Blendi Gonxhja drejtor DPSHTRR i ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania foli në lidhje me targat e personalizuara.
Ai tha se një targë e personalizuar në ankand mund të shkojë 30 mijë euro, mund të shkojë 300 mijë euro por dhe 5 mijë euro.
Më tej shtoi se ka persona që janë të gatshëm të paguajnë 20 mijë euro për një targë të personalizuar.
“Një targë e personalizuar në ankand mund të shkojë 30 mijë euro, mund të shkojë 300 mijë euro por dhe 5 mijë euro. Dje më thanë se një person është i gatshëm të japë 20 mijë euro për targën”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Targa të specializuara sipas fantazisë së secilit
Shkon mbi 15,000 numri i viktimave në Turqi e Siri