Blerim Kuçi jep dorëheqje nga posti i ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit

Share

hu scaled 1 780x439 1

Së fundmi, Blerim Kuçi ka dhënë dorëheqje nga posti i ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit.

Kuçi, me anë të një shkrimi në Facebook ka njoftuar se ia ka paraqitur kërkesën kryeministrit në detyrë, Avdullah Hoti, për lirim nga detyra.

“Dje, nëpërmes një shkrese, kam kërkuar nga kryeministri Avdullah Hoti që të lirohem nga detyra e ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit. Sikur gjatë gjithë mandatit që jam munduar të jem transparent për çdo veprim, edhe këtë kërkesë për lirim nga detyra po e bëj publike. Jam i bindur që gjithmonë ka vend për punë më të mirë, por gjatë punës në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit jam angazhuar pa rezervë që të shtyjmë përpara shumë procese të rëndësishme. Shpresoj që kabinetet qeveritare të zgjasin me mandate të plota, ngaqë ndërrimi i shpeshtë është dëmi më i madh që u bëhet institucioneve”, ka njoftuar Kuçi.

 

 


Share

Komente