Shpërndaje lajmin

Njerëzit në Zvicër kanë blerë më pak makina vitin e kaluar sesa një vit më parë, transmeton albinfo.ch. Regjistrimet e reja kanë rënë me pesë për qind, siç raportohet nga Zyra Federale e Statistikave BFS.
Krahasuar me vitin 2019, pra vitin e fundit para pandemisë së koronës, minusi ishte më shumë se 26 për qind, njofton srf.ch.
Arsyeja kryesore e rënies së regjistrimeve të reja qëndron në pengesat që kanë dalë në dërgesat e makinave të reja për shkak të pandemisë së koronës dhe për shkak të luftës në Ukrainë.
Sipas BFS, një shkak tjetër për rënien është edhe ngadalësimi konjunktural i ekonomisë.
Makinat elektrike kanë vazhduar të krijojnë terren për vete, transmeton albinfo.ch. Pothuajse 18 për qind e makinave të reja të regjistruara në rrugët zvicerane janë vetëm elektrike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *