Blinken infektohet me COVID

Shpërndaje lajmin

Sekretari amerikan i Shtetit, Antoni Blinken është infektuar me COVID-19, raporton DASH.
“Sekretari është plotësisht i vaksinuar kundër virusit dhe po kalon vetëm simptoma të lehta“, tha departamenti në një deklaratë.
DASH shtoi se Blinken pret me padurim rikthimin në punë.
Sekretari ishte në mesin e të ftuarve në një hotel në Uashington të shtunën në mbrëmje për darkën vjetore të Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë.
Ai nuk pati kontakt personalisht me Xhou Bajden dhe presidenti amerikan nuk rrezikon të ketë marrë virusin prej Blinkenit.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Lionel Messi infektohet me COVID, bashkë me 3 lojtarë të tjerë të PSG

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *