Blinken kritikoi ashpër Kosovën, kongresmeni amerikan: Dëshpëruese, sulmoi një aleat
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres, ka reaguar me tone kritike ndaj deklaratës së Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, drejtuar autoriteteve kosovare për situatën në veri.
Torres shkruan përmes një postimi në Twitter se Kosova është një aleat i palëkundur i ShBA-së, e cila i ka dalë në krah vendit të tij me rastin e strehimit të refugjatëve afganë.
Ai shton se është dëshpëruese për të dhe zgjedhësit e tij shqiptarë që të shoh sekretarin amerikan të kritikojë dhe sulmojë një aleat si Kosova.
“Kosova është një aleat i palëkundur i SHBA-së. Kur SHBA-ja kishte nevojë për vende për të strehuar refugjatët afganë, Kosova ishte e para dhe në mesin e të paktëve që u ngrit në këtë rast. Është dëshpëruese për mua dhe për zgjedhësit e mi shqiptarë të shoh Sekretarin Blinken që sulmon një aleat amerikan”, tha Torres në një postim në Twitter.
Kujtojmë se Blinken pati një reagim të ashpër pas tensioneve në veri, ku dënoi veprimet e autoriteteve kosovare për përshkallëzimin e panevojshëm të tensioneve.
Kosovo is an unwavering ally of the US. When the US needed countries to take in Afghan refugees, Kosovo was the first and among the few to rise to the occasion.
It’s disappointing to me and my Albanian constituents to see Secretary Blinken publicly attack a US ally. https://t.co/Ay9VwZMfh7
— Ritchie Torres (@RitchieTorres) May 27, 2023
LEXO GJITHASHTU:
Eksperti zbulon çfarë fshihet pas deklaratës së DASH: Kurti t’i vejë gishtin kokës
Përfaqësuesi i komunitetit serb në Kosovë sulmon Vuçiçin: Burimi i dhunës në Ballkan
“Po luan me zjarrin”- Milo analizon situatën në Veri: Pse Kurti shkaktoi tensionet