October 11, 2021

Blinken: Nëse Rusia vazhdon “sulmet”, ne do ti kundërpërgjigjemi

Shpërndaje lajmin

Shtetet e Bashkuara shpresojnë për një marrëdhënie më të qëndrueshme me Rusinë, por nëse kjo e fundit vazhdon të “sulmet”, atëherë Uashingtoni do të përgjigjet, tha Sekretari i Shtetit të SHBA-së  Anthony Blinken në një intervistë të botuar sot nga gazeta italiane La Repubblica.

Blinken mori pjesë dje në një konferencë në Romë që synonte përforcimin e përpjekjeve ndërkombëtare për t’iu kundërvënë organizatës xhihadiste të Shtetit Islamik dhe gjithashtu u takua me Papa Françeskun.

“Nëse Rusia vazhdon të na sulmojë ose të veprojë siç bëri me sulmet SolarWind, të ndërhyjë në zgjedhjet tona dhe në  sulmin ndaj Navalny, atëherë ne do të përgjigjemi,”  tha Blinken për  La Repubblica.

Sekretari amerikan i Shtetit iu referua sulmeve kibernetike dhe rolit të kritikut të Kremlinit Alexei Navalny. Kina është një “çështje më e komplikuar” për sa i marrëdhënieve tona, shtoi Blinken, por tha se Shtetet e Bashkuara nuk do t’i kërkojnë asnjë kombi të zgjedhë midis dy vendeve.

“Megjithatë, është e vërtetë që kur kemi të bëjmë me Kinën – si një kundërshtar, konkurrent ose partner -ne jemi shumë më efektivë kur veprojmë së bashku,” shtoi ai./abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *