Shpërndaje lajmin

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken pritet të zhvillojë një takim këtë të dielë me presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelenski në Kiev.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Zelenski teksa shtoi se në takim do të jetë i pranishëm edhe Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin, shkruan BBC.
Kjo do t’i bënte ata zyrtarët e parë të lartë amerikanë që vizitojnë Ukrainën që prej 24 shkurtit, dita kur Rusia nisi agresionin ushtarak.
Sipas Zelenskit, fokusi kryesor në bisedimet me zyrtarët amerikanë do të jetë furnizimi me armë i Ukrainës, teksa shtoi se kishte edhe një listë kërkesash për SHBA-të.
Më parë, Zelenskin e kanë takuar në Kiev, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Xhonson dhe presidenti i Këshillit Europian Çarls Mishel.
LEXONI GJITHASHTU

Zelenski: Duam më shumë armë nga SHBA-të
Frikë nga zgjerimi i luftës Rusi-Ukrainë

Leave a Reply

Your email address will not be published.