October 14, 2021

Bllokimi i afro 600 udhëtarëve në tunelin Gotthard, nuk dihet shkaku

Shpërndaje lajmin

Për shkak të një ndërprerjeje të trenit, tuneli Gotthard u mbyll të dielën mbrëma, por për një kohë jo shumë të gjatë.

Pas orës 18:00 kishte një avari. 580 pasagjerë që udhëtonin në drejtim të Cyrihut do të duhej të prisnin rreth 90 minuta. 

Më në fund udhëtarëve iu desh të hipnin në një tren të ri në stacionin e tunelit në Sedrun.  

Sipas SBB, nuk kishte rrezik për pasagjerët. Pak pas orës 8 pasdite problemi u zgjidh. Nuk dihet cili ishte shkaku i çrregullimit, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch. 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *