Bllokohen llogaritë në rrjetet sociale të Donald Trump

Share

426002893 highres 1

Twitter ka pezulluar për 12 orë llogarinë e presidentit amerikan Donald Trump pas trazirave që ndodhën në Kongres, e ku mbetën të vdekur 4 persona dhe u arrestuan 52, përcjell albinfo.ch.

Sipas medias sociale, Donald Trump ka bërë shkelje të përsëritura e të rënda të politikës të Integritetit Civil në tre postimet të tij.

Nga ana tjetër, edhe Facebook ka bërë të ditur se do të ndalojë shkrimet nga faqja e Trump.

“Si rezultat i situatës së paparë dhe dhunës së vazhdueshme në Uashington, kemi kërkuar heqjen e tre postimeve nga [llogaria] @realDonaldTrump – të cilat janë bërë gjatë ditës së sotme – për shkak të shkeljeve të përsëritura dhe të rënda të politikës sonë të Integritetit Civil”, tha platforma sociale.

Gjithashtu Twitter ka paralajmëruar se nëse Trump nuk fshin këto tre postime problematike, atëherë llogaria e tij do të mbyllet përfundimisht.

 


Share

Komente