January 25, 2022

Bllokohet Amazon

Shpërndaje lajmin

Rrjeti i gjigantit amerikan të shitjeve Amazon dhe të gjitha shërbimet e tij janë bllokuar në të gjithë globin, duke marrë me vete një pjesë të madhe të internetit si shërbimet e Alexa, Ring, Disney+, Tinder, Venmo e Prime Video në SHBA.

Britanikja ‘Daily Mail’ shkruante se kamionët e shpërndarjen në të gjithë botën kanë mbetur në rrugë pasi shoferët nuk hapin dot aplikacionin e itinerareve të tyre, së bashku me aplikacionet bankare të pagesave që prekin mijëra klientë në SHBA.

Një përdorues me emrin ‘Public Archive’ komentonte: “Amazon ka rënë. Lufta ndaj festës së Krishtlindjeve ka nisur.”

Edhe përdoruesi ‘MoonChild’ ishte zemëruar që platforma ra në mes të pazareve të Krishtlindjeve: “Anullohen Krishtlindjet”.

Disa përdorues në SHBA raportonin probleme me rrjetin Amazon Music, për të cilin paguajnë $16 në muaj abonim.

Platformat Amazon Music e Prime video, Alexa, Ring e Amazon Web Services, që ofrojnë një seri shërbimesh online, nisën problemet e tyre rreth orës lokale 10:40 (ora shqiptare 16.40)

Zyrtarët e Amazon thanë më herët se kishin identifikuar ‘thelbin e problemit’ dhe se po punojnë për ta riparuar

Shumë klientë nisën të shprehin zhgënjimin e tyre në rrjetet sociale.

Amazon ka pasur probleme të ngjashme dhe në korrik, kur shërbimet e sja ndaluan për rreth dy orë, kur më shumë se 38,000 raportuan probleme me dyqanet online të Amazon.

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *