Blushi: Mbrojta e Dvoranit, thirrje për SPAK-un që të mos shkelë vijë e partisë

Shpërndaje lajmin

Zëdhënësi i presidentit Tedi Blushi i ka cilësuar një presion të hapur që u bëhet prokurorëve akuzat e kryeministrit Edi Rama në drejtim të SPAK-ut.
Përmes një postimi në Facebook Blushi shprehet se mbrojtja që po i jepet Dvoranit në publik nga PS  është thirrja publike për organet e drejtësisë që të mos shkelin vijën e partisë.
“Është e qartë, se mbrojtja që i jepet Dvoranit në publik nga partia, është thirrja publike për organet e drejtësisë që të mos shkelin vijën e partisë në zbatimin e drejtësisë me regji, se përndryshe do kenë pasoja. Rama-Dvorani dhe Dvorani-Rama binomi i pandarë i antishtetit, dhunimit të Kushtetutës dhe ligjit, falsifikimit të dokumenteve zyrtarë dhe kapjes së shtetit për llogari të partisë”, thuhet në reagimin e zëdhënësit të presidentit.
Në fjalën e mbajtur në Asamblenë e PS-së, kryeministri nuk i kurseu akuzat ndaj SPAK-ut që siç tha po merret me ‘cironkat dhe jo me peshkaqenët e mëdhenj’. Rama iu referua Ardian Dvoranit, që sipas tij ndonëse u cilësua kampion i luftës kundër korrupsionit nga Sekretari i Shtetit, u mor menjëherë në hetim nga SPAK.
 
LEXONI GJITHASHTU:

‘SPAK i shkoi pas avazit Ilir Metës’, Rama i kundërpërgjigjet Arben Krajës
Rama sulmon SPAK-un: Jeni në prag të skualifikimit, po na soset durimi

Leave a Reply

Your email address will not be published.