Blushi nuk pyet për Covid/ Lokali vazhdon punën duke shkelur rregullat “me të dyja këmbët”

Share

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e qytetarit dixhital i cili përmes fotos tregon se “Pub Republika” në pronësi të vajzës së ben Blushit, Natali Blushi në Korçë vijon të qendrojë i hapur pas orës policore.

Berisha thotë se qytetarët po gjobiten për mosmbajtjene m askës në rrugë ndërsa lokali i Blushit vazhdon të punojë ditë e natë duke u bërë vatër e nxehtë për përhapjen e Covid

“Dava funderrinash, qytetaret i rrjepin me gjoba per mungese te maskes edhe ne rruge, i shajne me fjalor halabakesh, kurse ne lokalet e tyre si ky i Arben Malavites ne Korçe vazhdojne dite e nate orgjite per te mbushur xhepat duke perhapur covid ne Korçe dhe ne mbare Shqiperine”, shkruan Berisha.

Ndonëse vendi vijon të jetë në karantinë dhe qytetarët të mbyllen në shtëpi që në orën 20:30 të mbrëmjës, lokati “Pub Republika” vijon punën normalisht edhe pas orës së lejuar. Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që ky lokal shkel rregullat pasi natën e Krishtlindjes u organizua një festë me mbi 200 persona pas orës 8:30 duke u kthyer kështu në një vatër të nxehtë për përhapjen e Covid.

Edhe pak ditë më parë ka qenë ish kryeministri Sali Berisha i cili përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka nxjerrë një video nga festa brenda lokalit jashte orarit të lejuar, ku tregonte se disa të rinj nisën një sherr mes tyre, i cili degjeneroj më pas në krisje armësh, duke sjellë edhe shqetësim për banorët e zonës.

Në kulmin e pandemisë vetëm Ben Blushi vazhdon punën i qetë, ndërkohë që policia rri dhe bën sehir, duke e lënë të shkelë hapur ligjin me të dyja këmbët./CNA.al

135664180 1805524402941792 6446398214968896159 o


Share

Komente