January 23, 2022

BMW-ja më e fuqishme serike

Shpërndaje lajmin

Kur BMW në fillim të këtij viti prezantoi modelin M5 CS, konkurrenca me të drejtë është “dridhur” – duke marrë parasysh se bëhej fjalë për modelin më të shpejtë dhe të fuqishëm serik të BMW-së që ndonjëherë ka prodhuar.

Vetë emri i modelit ka pasur një shtesë CS – që prodhuesi bavarez e prezanton si Competition Sport. Falë materialeve të veçanta që janë përdorur gjatë prodhimit, kjo veturë është për 70 kilogramë më e lehtë – kështu nga motori 4.4 biturbo V8 ka arritur të prodhojë 635 kuajfuqi, transmeton Telegrafi.

Mjaftueshëm që të jetë kandidat për një prej limuzinave më të shpejta serike të të gjitha kohëve. Luksi, fuqia dhe prestigji i kontribuuan që kjo veturë të fitojë vëmendjen e opinionit.

Mendohej se bëhet fjalë për një “limuzinë të përkryer”. Megjithatë, ekipi nga kompania Manhart, e specializuar në modifikimin e veturave – nuk pajtohej me këtë. Duke u bazuar në modelin e ri të BMW-së M5 CS, kanë arritur të krijojnë një “bishë në katër rrota”.

E tërë vetura është veshur me folje tipike nga Manhat e njohur si Moonlight. Fjala është për një nuancë të ngjyrës së errët të kaltër. Vetura shtrihet në gomat 275/30ZR21 dhe 295/30ZR21, që janë të montuara në fellnet e zeza mat të aluminit Classic line Y-spoke”.

Kur është fjala për fuqinë motorike, me instalimin e MHtronic Powerbox, motori prej 635 kuajfuqive tani i gjeneron plot 788. Prodhimi serik i BMW M5 CS arrin që shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë ta arrijë për 3 sekonda. 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *