Shpërndaje lajmin

Ekipi shqiptar në e-lojën CS:GO, Bad News Eagle ka arritur të fitojë ndeshjen e parë ndaj ekipit të dytë më të mirë në historinë e CS:GO, FaZe. BNE fitoi në mapin “Inferno” me rezultatin 16:10, me një paraqitje tejet fantastike nga të gjithë lojtarët, shkruan Zëri, përcjellë albinfo.ch.
Ndeshjet janë duke u zhvilluar në Kopenhagë të Danimarkës për kualifikimin në “Paris Major” që kap vlerën e 1.2 milionë dollarë. Ndeshja tjetër zhvillohet më vonë në mapin ‘Mirage’. Në rast të fitores, ekipi shqiptar kualifikohet në ‘Paris Major’ – duke shkruar një histori të radhës, shkruan Zëri, përcjellë albinfo.ch.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *