“‘Bomba biologjike’ e Gjirokastrës”/ Paralajmëron Shehu: Virusi po merr dimensione të rrezikshme

Share

Ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu, ka hedhur sërish akuza ndaj qeverisë për përhapjene  koronavirusit hnë Gjirokastër.

Shehu thotë se Gjirokastra është qyteti i dytë që ryeson për numrin e të infektuarve pas Tiranës, ndërsa paralajmëron se virusi po merr dimensione tejet të rrezikshme edhe në Tepelenë e Përmet.

SIpas tij, papërgjegjëshmëri a e qeverisë dhe mos marrja e masave të domosdoshme ka çuar tashmë në përfshirjen e të gjithë Qarkut nga infeksioni.

Bomba biologjike” e Gjirokastrës dhe heshtja qeveritare po përhapin Covid në të gjithë Qarkun!

Sot jo vetëm Gjirokastra “kryeson” përsëri mbas Tiranës me raste në rritje, por numri i të prekurve po merr dimensione tejet të rrezikshme edhe në Tepelenë e Përmet, pra infeksioni përhapet tashmë në të gjithë Qarkun.

Nuk mjaftoi papërgjegjshmëria e thellë e Rilindjes e datës 24-25 Tetor e në vazhdim në Gjirokastër si shpërthyese e një infektimi masiv, por mos marrja e masave të domosdoshme ka çuar tashmë në përfshirjen e të gjithë Qarkut.

Nëqoftëse “Retro” dhe aktivitetet e tjera ishin një papërgjegjshmëri e larteë, heshtja e mëtejshme për të mbajtur të fshehtë çfarë ndodhi edhe mbas denoncimeve tona kjo, është një qëndrim kriminal me pasoja tragjike për shëndetin, jetën, ekonominë e të gjithë banorëve të atij Qarku.

Në këto kushte kur nuk ka asnjë reagim zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë, Komitetit, deputetëve të Rilindjes aty që festonin ato ditë të “bombës”, pushtetit lokal etj, i bëj thirje opinionit publik e qytetar, të ngejë me forcë zërin për të zgjuar nga gjumi këta shurdh-memecë, në mënyrë që megjithëse me vonesë, mekanizmat mbrojtëse të vihen në lëvizje me të gjithë kompleksitetin e tyre të domosdoshëm.

Ndërsa dhe Prokuroria vazhdon gjumin…”, shkruan demokrati në rrjetet sociale./ CNA.al


Share

Komente