Bora Zemani pre’ e mashtruesve, i kërkon dikujt të mbyllë një faqe: Ka nxjerrë sekretet e emisionit

Share

Kohët e fundit, gjithnjë e më shpesh, personazhet mediatike janë pre’ e mashtrimeve të ndryshme që bëhen në emër të tyre.

Rasti i fundit është ai i Bora Zemanit. Prej ditës së djeshme në rrjet po qarkullojnë disa screenshot-e ku shihen biseda në emër të Borës në Instagram.

Në këto biseda Bora ose më saktë, personi që ka përdorur emrin e saj, i kërkon një personi të quajtur Artur, supozohet shok i Donaldit, një nder.

Ky nder konsiston në mbylljen e një faqeje, që sipas personit në fjalë, ka nxjerrë sekretet e emisionit dhe duhet të mbyllet. Ndër të tjera në bisedë përmendet edhe djali i saj Arbori.

auto 20201119 1754501605823157

Pasi këto foto morën dhenë, ka ardhur edhe reagimi i vetë moderatores, që ka mohuar në mënyrë kategorike të ketë folur me dikë për të mbyllur një faqe Instagrami, duke thënë se mjaftohet me një “bllok” që bën nga profili i saj.

Më tej, Bora shton se neveritet kur përmenden në gjëra kaq bastarde njerëzit e saj, duke përfunduar me “injoranca dhe ligësia fatkeqësisht nuk zhduken duke i zhdukur adresat e rrjeteve sociale”.

auto 20201119 1741031605823152 1

The post Bora Zemani pre’ e mashtruesve, i kërkon dikujt të mbyllë një faqe: Ka nxjerrë sekretet e emisionit appeared first on Media .


Share

Komente