Borrell dhe Varhelyi në Mal të Zi: Fokusohuni drejt integrimit në BE
Zyrtarët e lartë evropianë përgëzuan të enjten Malin e Zi për mbështetjen dhe rreshtimin përkrah politikave të bllokut në sanksionimin e Rusisë dhe dënimin e pushtimit të Ukrainës dhe i kërkuan që të vazhdojë me reformat e nevojshme për të avancuar drejt anëtarësimit në BE-së.
Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell dhe komisioneri për zgjerimin Olivér Varhelyi morën pjesë në një këshill të përbashkët të Stabilizim-Asocimit mes Malit të Zi dhe BE-së që u mbajt për herë të parë në një vend kandidat ballkanik, raporton Radio Evropa e Lirë.
Mali i Zi shihet gjerësisht si vendi i parë në radhë për anëtarësimin në BE, por përparimi i vendit është ngadalësuar për shkak të tensioneve të brendshme politike midis kampit pro-perëndimor dhe atyre që favorizojnë lidhje më të ngushta me Serbinë fqinje dhe Rusinë.
Me Rusinë që po mundohet të ruajë ndikimin e saj historik në Ballkan, BE-ja ka kërkuar të mbajë gjallë përpjekjen e vendeve për t’u bashkuar me bllokun, pavarësisht përparimit të ngadaltë. Përveç Malit të Zi, kandidatët për në BE në rajon janë Serbia, Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Kosova.
LEXONI GJITHASHTU:
Në Evropë nuk ka vend për mohimin e gjenocidit, thonë Borrell dhe Varhelyi