Borussia Dortmund dhe PSG ndahen në paqe, të dyja kalojnë fazën e grupeve

0
Shpërndaje lajmin

Borussia Dortmund ka arritur të marr barazim ndaj PSG-së me rezultat 1-1 për ta mbyllur fazën e grupeve si lider.
Edhe pse ndeshje me shumë raste, pjesa e parë mes gjermanëve dhe francezëve nuk solli gola.
Kylian Mbappe kishte rastin më të mirë në ndeshje, por në portën e zbrazët nuk ia arriti të shënojë.
Pas tij provuan edhe Kolo Muani dhe Bredlay Barcola, por edhe për kundër rasteve të mira, nuk arritën të shënonin.
Në anën tjetër Marco Reus dhe Karim Adeyemi po ashtu i shkuan afër golit, por pjesa e parë u mbyll pa gola.
Me të filluar pjesa e dytë u zhbllokuan shifrat, kur Niclas Fullkrug asistoi bukur te Karim Adeyemi që shënoi për 1-0.
Nuk vonoi shumë dhe PSG barazoi shifrat, kur Warren Zaire-Emery gjuajti bukur për të shënuar për 1-1.
PSG shtoi forcat në sulm, dhe arriti të shënojë në minutën e 76-të, kur Hakimi asistoi te Mbappe që shënoi për 2-1, por që goli u anulua nga VAR për pozitë jashtë loje.
Edhe pse të dy skuadrat kishin raste, gola më nuk kishte dhe të dyja u desh të kënaqen me barazim, që i dërgon tutje.
Borussia Dortmund shkon si e para me 11 pikë, ndërsa PSG me 8 pikë në vendin e dytë. /Telegrafi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *