“Bosnja dhe Kosova vatër e luftës!” Eksperti: Ja si do të nis përplasja

0
Shpërndaje lajmin

Eksperti i sigurisë Drizan Shala ishte këtë të hënën në një intervistë për Euroews Albania ku tha pritet që në periudhën afatgjatë të ketë një ballafaqim në mes të forcave perëndimore dhe forcave që kanë për synim bashkëpunimin me Moskën.
Ai tha se vatër krize në këtë konflikt kanë për të qenë Bosnja dhe Kosova, e për këtë arsye komandanti i komandës europiane në senat dhe kongres ka përçuar mesazhe dhe ka kërkuar që aspekti financiar mund të jetë pengesë, pasi do duhet shtim i trupave ushtarake në Ballkanin Perëndimor.
“Gjatë dy viteve të fundit ne kemi thënë që me propabilitet të lartë do të kemi një tension në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ku vatër do të jetë padyshim Bosnja dhe Kosova. Propabiliteti më pastaj është mbushur apo është mbuluar me fakte dhe elemente esenciale të cilat janë informacione që kanë mbledhur kontingjentet luftarakë si në Bosnjë edhe në Republikën e Kosovës nëpërmjet rrugëve operative.
Këto informacione janë analogjizuar dhe ka dalë një produkt final i cili shndërrohet me një vendim konkret ushtarak dhe politik, ku vetë komandanti i komandës europiane në senat dhe kongres ka përçuar mesazhe dhe ka kërkuar që aspekti financiar mund të jetë pengesë.
Do kemi shtim të trupave ushtarake në Ballkanin Perëndimor pasi ka fakte dhe argumente të mjaftueshme që do të kemi një ballafaqim në periudhën afatgjatë në mes të forcave perëndimore dhe forcave që kanë për synim dhe qëllim, vazhdimin e trajektores së bashkëpunimit me Moskën zyrtare”,-tha eksperti i sigurisë.
LEXONI GJITHASHTU:

22 të vrarë nga sulmet izraelite në Rafah, mes tyre një foshnjë e sapolindur
“Kosova armatoset në ditët në vijim”, eksperti: Ky është skenari më i errët

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *