Bozdo publikon dokumentet/ Porti i Durrësit po i falet kompanisë arabe

Share

Anëtari i Kryesisë së PD, Eno Bozdo ka ngritur akuza të forta lidhur me Portin e Durrësit.

Bozdo thotë se qeveria, do i falë Portin e Durrësit një kompanie arabe duke krahasuar me skemën që u ndoq për Teatrin Kombëtar.

Ai ka publikuar dokumentet e kontratës dhe bashkëngjitur shkruan se skema e vjedhjes është kaq identike sa edhe projektligjet ngjajnë si dy pika uji.

Pas dy vitesh, e njëjta qeveri përsërit vetveten. Pas projektligjit për Teatrin Kombëtar, ku pasuria publike i falej kompanisë Fusha shpk, tashmë është radha e Portit të Durrësit që t`i falet një kompanie arabe. Kaq identike është skema e vjedhjes, sa edhe projektligjet ngjajnë si dy pika uji. Qartazi janë hartuar nga e njëjta dorë! Kështu, një projektligj i ri, i gatshëm për tu miratuar, do t`i japë Portin e Durrësit një kompanie arabe. Do t`ia japë pa garë, pas një procesi negociimi për të cilin askush nuk di asgjë. Njësoj si me Teatrin, prona publike negociohet pa garë, për një projekt që e di vetëm Edi Rama dhe pjesëmarrësit e darkës së Nusretit. Njësoj si me Teatrin Kombëtar, megavjedhja do të realizohet brenda ditës, do të ligjërohet me votat e maxhorancës, dhe fitimet do të shkojnë në të njëjtat xhepa. Njësoj si me Teatrin Kombëtar, ndërtesat e Portit do të shëmben për t`i hapur rrugë ndërtimeve të kompanisë.Por megahajdutëria nuk ndalet këtu. “Në shitje” ka dalë dje edhe Porti i Vlorës. Edhe ky do të bëhet port jahtesh, ndërsa porti ekzistues nuk dihet se ku dhe me cfarë kostosh do të zhvendoset. Por kësaj radhe skema është më profesioniste: një koncesion 35 vjecar do të vulosë këtë aferë! Pas kësaj, sipas planeve te Edi Ramës, Shqipëria do të kthehet në republikë jahtesh, sepse portet e mallrave nuk dihet se ku do të jenë” shkruan Bozdo./CNA.al

dokkdikumentdikumen4


Share

Komente