April 14, 2021

Braçe i del në mbrojtje Gjergj Lucës: Biznesmen i nderuar!

Shpërndaje lajmin

“E sulmojnë njerëz që kurrë se kanë bërë një punë, e urrejnë punën, ua mohojnë punën njerëzve, prej paaftësisë, paditurisë, korrupsionit dhe lidhjeve familjare me krimin. Gjergj Luca nuk eshte si ata. Sulmi mbi te eshte sulm mbi nje punetor…”

Zv/kryeministri Erion Braçe i është hedhur në mbrojtje biznesmenit Gjergj Luca të cilin e quan një biznesmen të nderuar dhe të cilin e sulmojnë sepse punon shumë.

Luca u përplas fizikisht me kandidatin për deputet të Partisë Demokratike në Elbasan. Lucciano Boccin dy ditë më parë, me këtë të fundit që e akuzoi Lucën se e kishte kërcënuar me jetë.

Mirëpo, zv/Kryeministri Bracce nuk bie dakord me sulmin ndaj biznesmenit dhe i ka dalë në mbrojtje atij duke u shprehur se ai është një njeri punëtor që sulmohet nga banda kriminale e partisë së ndyrë kriminale.

SHKRIMI I PLOTË:

Nuk është film, është një sulm real, politik, criminal, mbi një investitor, prodhues, punëdhënës të madh. Gjergj Lucen e njoh prej punes, ne vendin e punes, prodhimit.

Nuk eshte biznesmeni qe keni pare rendom ne kete vend; Ai qe e shihni ne Bentley, ne restorante, ne klube, ne jaht luksi; Ai qe shihni ne zyra shteti, zvarre aty, per nje tender apo per shume para publike.

Gjergj Luca kurre nuk e kerkoi nje tender, as e mori. Gjergj Luca kerkoi ca rrenoja mes ferrave ne Labinot, Librazhd e Gramsh dhe i ktheu ne fabrika perpunimi e prodhimi;

I ktheu ne vende pune, disa mijera! Aty e gjen cdo dite, ne pune; Kur nuk e gjen aty e ke ne det, jo ne jaht por ne anije peshkimi me peshkataret e tij. Gjergj Luca sulmohet se punon, prodhon e mban me pune mijera njerez.

Eshte e ndyre por e vertete; E sulmojnë njerëz që kurrë se kanë bërë një punë, e urrejnë punën, ua mohojnë punën njerëzve, prej paaftësisë, paditurisë, korrupsionit dhe lidhjeve familjare me krimin. Gjergj Luca nuk eshte si ata. Sulmi mbi te eshte sulm mbi nje punetor, prodhues, punedhenes; Cdo punetor te tij!

Nuk e duan ne pune! Nuk duan punetore ne pune! Eshte banda e ndyre e partise kriminale qe edhe te sulmon, edhe te rreh, edhe te pushkaton! Gjergj Lucen nuk e sulmojne se eshte i pasur por, sepse është punëdhënës! Këta doni në pushtet?!

Eshte i njejti llum, ai qe ju vodhi e ju vrau per te mbrojtur vjedhjet! I njejti llum qe ju le pa pune sa here kthehet ne pushtet, ju vjedh, ju vret! Duhet përgjigjie tani, politike, popullore, ligjore! Koha eshte tani dhe eshte e punetoreve! /albeu.com/


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *